Kush është dëshmori Algjerian që dha jetën në Koshare, por që Kosova s’ka bërë asgjë për të përkujtuar emrin e tij

I riu nga Algjeria, Murad Muhamed Ali (1.3.1969) në vitin 1999 u përgjigj me devotshmëri duke u radhitur në radhët e UÇK, së për t’u bërë pjesë e gurë themelit të lirisë së Kosovës.

Është fakt për keqardhje pse Kosova nuk ka sa duhet informacione për këtë dëshmor lirie dhe për familjen e tij, për prindërit, vëllezërit e motrat e Muradit, të cilët do të meritonin mirënjohje e nderim sikurse familja, prindërit, vëllezërit dhe motrat e çdo dëshmori të lirisë së Kosovës.

Murad Ali ishte me prejardhje nga Algjeria. Pa dyshim, historia e luftës antikolonialiste e këtij vendi afrikan e kishte kultivuar te ai ndjenjën e fuqishme për të çmuar vlerën e lirisë së popujve, prandaj në këtë ndjenjë do të ketë pasur rrënjët edhe gatishmëria e tij për t’u flijuar për lirinë e një vendi të vogël, por me vuajtje të mëdha, siç ishte Kosova.

Ai ra në altarin e lirisë së Kosovës, më 5 maj 1999 te Rrasa e Koshares.
Flakët e luftës nuk lejuan që bashkëluftëtarët ta tërheqin trupin e Muradit nga vendi i rënies.

Më 12 qershor 1999, pasi serbia ishte mposhtur duke marrë ndëshkimin historik, trupi i Muradit u varros me nderimin e merituar të bashkëluftëtarëve, në Varrezat e Dëshmorëve në Koshare.

Pyetja ka të bëj se ai ka vizituar kush familjet e tij Algjeri apo në Francë dhe a i ka rënë dikujt në mend nga presidenca që ti dekorojë këtë dëshmorë me përkatësi të huaj kombëtare, por me dashuri të madhe për çlirimin e Kosovës?!

Apo a kemi ndonjë emër rruge apo enti e apo institucioni me emrat e këtyre dëshmorëve me përkatësi të huaj kombëtare?!

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.