Prizren, arrestohet babai që kishte kërcënuar djemtë, ishte nisur i armatosur drejt tyre

Një person është arrestuar pasi kishte kërcënuar djemtë e tij dhe ishte nisur drejt vendit ku ata ishin duke punuar. Mirëpo, reagimi i menjëhershëm i Policisë ka bërë që i dyshuari të ndalohet dhe gjatë kontrollit në brez i janë gjetur një pistoletë dhe dy karikatorë me 10 fishekë. Rasti ka ndodhur në Krushë të Vogël të Prizrenit gjatë ditës së djeshme.

Sipas Policisë, në lidhje me këtë rast i dyshimti N.K., i lindur në vitin 1963, është shoqëruar në stacionin policor Prizren VERI, ku është intervistuar. Për rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëroi që rasti të dërgohet në procedurë të rregullt. Rasti, i cili po trajtohet si armëmbajtje pa leje, po hetohet.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.