Kuvendari Gashi:Me paratë e popullit tonë denigrohen gratë dhe promovohen aktivitete perverse

“DokuNights është duke ia prishur imazhin e DokuFest-it.

Ne, banorët e lagjeve Kurila, Ralin e Bajrakli, e dijmë shumë mirë se sa të vështira janë netët kur nga zhurma e muzikës së DokuNights nuk mund të pushojmë gjatë natës si dhe nga ndjenja e pasigurisë që shkaktojnë personat nën ndikimin e substancave që qarkullojnë nga Marashi në drejtim të qendrës së qytetit.

Pamjet e shpërndara nga koncerti i mbajtur në DokuNights kanë lënduar shumë qytetarë të Prizrenit. Qytetarët duan ta përbrendësojnë këtë festival, por qasja injoruese e festivalit ndaj secilës ndjeshmëri etike që kanë qytetarët, festivalin e kthen në të huaj në vendin e vet.

Është plotësisht e papranueshme paraqitja në skenë e grave lakuriqe për argëtimin e masave. Është fyerje, poshtërim e denigrim për të gjitha gratë që ato të trajtohen si objekt i dëshirave seksuale.
Ku janë organizatat e shoqërisë civile dhe lëvizjet feministe? Përse nuk e ngrenë zërin kundër këtyre dukurive?
Ku është Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prizrenit që kanë financuar me dhjetëra mijëra euro këtë festival? Ato janë paratë e popullit tonë dhe populli nuk dëshiron që me ato para të denigrohen gratë e as të promovohen aktivitete perverse” ka shkruar asambleisti më i votuar në Prizren Ilir Gashi në rrjetin e tij social.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.