Lajm i fundit: Dërgohet në mbajtje për 48 orë shoferi që shkeli këmbësorin në zebra në Prizren



Xh.Zh, 21 vjeçar nga Prizreni, është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ai dyshohet se në mesnatës e së enjtes, e ka goditur me veturë një burrë në vendkalimin për këmbësor.

Këtë e konfirmoi Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Bytyqi tha se viktima ka marrë lëndime të rënda trupore.

“S.K, 21 vjeç sipas mjekut dërgohet në QKUK-Prishtinë”, tha shkurt Bytyqi.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.