Lajm i fundit: “Human Rights Watch”: Izraeli po përdor bomba fosforike gjatë sulmeve në Gaza

Organizata Human Rights Watch (HRW) tha se Izraeli ka përdorur fosfor të bardhë në operacionet e tij në Gaza dhe Liban, transmeton AA.

Në një deklaratë nga llogaria në platformën e medias sociale X, HRW ka deklaruar se “Izraeli ka përdorur fosfor të bardhë në operacionet e tij në Gaza dhe Liban, duke i vendosur civilët përballë me rrezikun e lëndimeve serioze dhe afatgjata”.

“Fosfori i bardhë shkakton djegie të padurueshme dhe shkaktojn djegien e shtëpive. Përdorimi i fosforit të bardhë në rajonet ku popullata është e dendur është në kundërshtim me ligjin”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme palestineze në një deklaratë nga platforma e saj në median sociale X tha se “Pushtuesi izraelit përdor kundër palestinezëve fosfor të bardhë që është i ndaluar ndërkombëtarisht”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.