Lajm i mirë-Së shpejti pritet të debllokohet rruga e transitit në Prizren

Fillimi i këtij viti për qytetarët e Prizrenit filloi më dy lajme dhe projekte shumë të mira që ndryshe mund të quhen lajmet të mira. E para tashmë është nënshkruar projekti për teleferikun në kala të Prizrenit. Derisa lajmë i mirë që tani e një dekadë ka qene lajm jo i mirë për Prizrenin bllokimi i rrugës së transitit.

Mirëpo, tani nga burime mirë të informuar kemi mësuar se komuna e Prizrenit tashmë pronarit të shtëpisë ia kanë dërguar njoftimin se ka një muaj afat për ta liruar shtëpinë e pastaj do të debllokohet rruga, që tani e një dekadë ishte temë edhe medatike ,por edhe temë diskutimi.

Komuna tani mësohet se mjetet financiare ia ka bartur në xhirollogari pronarit të asaj shtëpie, dhe se obligohen të ia gjejnë një vendbanim për pak muaj. Nëse ky dakordim do të bëhet shpejt.

Prizreni ,me këto dy projekte është për një admirim e po kështu edhe kryetari Totaj me këtë dy projekte realizon një pjesë parësore të premtimeve të tija elektorale.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.