Lëvizja Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve: Izraeli ka vrarë 326 fëmijë deri më tani në Rripin e Gazës

Lëvizja Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve me qendër në Gjenevë ka njoftuar se Izraeli në sulmet e tij kundrejt Rripit të Gazës nën bllokadë ka vrarë 326 fëmijë që nga 7 tetori, transmeton AA.

Përgjegjës për Palestinën i Lëvizjes Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, A. Eqtaish ka folur për agjencinë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA.

Duke theksuar se Izraeli ka vendosur në objektiv civilët që nga fillimi i sulmeve të tij në Rripin e Gazës, ai tha se “sipas të dhënave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, deri në ditën e mërkurë më 11 tetor në Rripin e Gazës janë vrarë 326 fëmijë”.

Gjatë kësaj periudhe janë vrarë 6 fëmijë në Bregun Perëndimor nën pushtim, njoftoi Eqtaish, i cili theksoi se në norma e grave dhe fëmijëve është e lartë në mesin të vrarëve në sulmet e ndërmarra nga Izraeli kundrejt Gazës.

Lëvizja Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve në kuadrin e sulmeve të Izraelit ndaj Gazës, tha Abu Eqtaish, po përgatit raporte lidhur me krimet si “eliminimin e disa vendbanimeve, zhvendosjes së njerëzve, ndërprerjen e ujit dhe energjisë elektrike”.

Ai theksoi se mos kërkimi i llogarisë nga Izraeli nënkupton dritë jeshile për vazhdimin e krimeve të kryera kundër popullatës palestineze.

Youssef Abu Al-Rish, zëvendës ministri palestinez i Shëndetësinë në Rripin e Gazës, në një deklaratë për Anadolu është shprehur se “gratë dhe fëmijët përbëjnë 60 për qind të personave të goditur në bombardimet e Izraelit që vazhdojnë në Gaza”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.