Liridon Kalenderi synon podiumin e rradhës në Poloni

Prizrenasi Liridon Kalenderi njofton pjesmarrjen në garën e rradhës të European Hillclimb Championship EHC në Limanowa të Polonisë. Gara mbahet me datën 28 Korrik, dhe tërheq ngasësit kryesorë dhe entuziastët e sportit motorik nga e gjithë Evropa.
Me super veturën MITSUBISHI MONSTER me të cilën e fitoi edhe garën e fundit me 2 Qershor ne Çeki,synon qe perseri te arrije rezultat maksimal.
Liridon Kalenderi i lindur në 1983 në Prizren është garuesi më i suksesshëm nga Kosova. Ai merr pjesë në Kategorinë 1 të garave nga FIA, më saktësisht në European Hillclimb Championship EHC.