Lirohet kosovari që u arrestua në Serbi, avokati thotë se u ndalua për kartelën e UÇK-së së babait të tij



Kushtrim Bytyqi, bashkatdhetar që po kthehej nga Gjermania në Kosovë, është liruar pas arrestimit nga autoritetet serbe.

Bytyqi i liruar tashmë është rrugës për në Kosovë.

“E vetmja arsye pse është ndalur, sipas familjarëve, është se e ka mbajtur kartelën e babait të tij që ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe kurrfarë probleme tjera Kushtrimi nuk ka pasë”, tha avokati Xhevdet Smakiqi në T7.

Ai është arrestuar nga policia serbe në kufirin Kroaci-Serbi.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.