Loriana Kuka rrëmben medaljen e bronztë në Grand Prix të Taxhikistanit

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Loriana Kuka ka arritur një tjetër sukses në ‘tapetet’ ndërkombëtare.

Loriana ia ka siguruar medaljen e bronztë Kosovës në Grand Prix Dushanbe që po mbahet në Taxhikistan.

Kuka e mposhti në raundin final të repesazhit britaniken Katie-Jemima Yeats-Brown, duel ky i zhvilluar në kategorinë deri në 70 kg.

Loriana në raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti irlandezen Rachael Hawkes, derisa në raundin e tretë, Kuka u mposht nga britanikja Kelly Petersen Pollard, dhe u kualifikua për të luajtur në repesazh.

Në raundin e parë të repesazhit, Kuka e mposhti xhudisten nga Uzbekistani, Shokhista Nazarova, kurse në garën për të bronztën, Loriana e mposhti britaniken tjetër, Katie-Jemima Yeats-Brown./ RTK

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.