Sveçla për protestuesit në veri: Idhulli i tyre është Millosheviçi e modeli i tyre Putin, destabilizimi nuk kalon

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar të tjera dëshmi që tregojnë për krimin e organizuar në veri të vendit.

Përmes Twitter-it, ai ka thënë se simboli Z, bluzat me simbolin Wagner, kryqi me katër S, janë dëshmi të sulmeve të organizuara nga Serbia, e të frymëzuara nga Rusia.

“Simboli Z, bluzat me simbolin Wagner, kryqi me 4S janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët. Organizuar nga Serbia, frymëzuar nga Rusia. Idhulli i tyre është Millosheviçi, modeli i tyre Putin. Përpjekjet për të destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë. Serbia dhe Rusia nuk do të kalojnë” tha Sveçla.

Ai dje ka publikuar edhe shifrat zyrtare të dëmëve të shkaktuara gjatë protestave të serbëve, ku përfshihen ushtarët e plagosur të KFOR-it, gazetarët e sulmuar, policët e lënduar dhe makinat e shkatërruara./Indeksonline.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.