Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se 2 mijë e 25 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Policia njofton gjithashtu se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 21 aksidente me të lënduar dhe 38 me dëme materiale.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se janë arrestuar 16 persona dhe 12 janë dërguar në mbajtje.