Mbyllet Qendra e Skijimit në Brezovicë, kjo është arsyeja!

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se për shkak të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ndonjë ortek bore, Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur sot për vizitorë.

“Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qonë për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional “Sharr” dhe do të ndalojnë të gjitha automjetet e vizitorëve” thuhet në njoftimin e DRP-së së Ferizajit.

Policia ka bërë këtë njoftim me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim i komunikacionit.

Në të njëjtën kohë, policia apelom shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë!

Qytetarët do të njoftohen se kur do të krijohen kushtet për vizitë në këtë qendër

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.