Mbytet një 22 vjeçar nga Tetova në bregdetin e Malit të Zi
Ministra e Punëve të Jashtme e Maqedonisë e konfirmoi lajmin e publikuar në mediat malazeze se një djalë 22 vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë në Mal të Zi.“Ministria e Punëve të Jashtme mori njoftim nga institucionet kompetente të Malit të Zi se një shtetas me iniciale E.H. i lindur në vitin 2000 në Tetovë i është konstatuar vdekja në vendin turistik Utjeha”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
Po vijon autopsia me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit nga institucionet kompetente malazeze.Mediat malazeze sot njoftuan se një djalë i ri nga Maqedonia e Veriut është mbytur në plazh në Mal të Zi, gjegjësisht në ujërat mes Tivarit dhe Ulqinit, në plazhin Utjeha.