Ngjarja makabre në Vërmicë, Siriani u qëllua në gjoks me disa plumba, derisa 16 vjeqari i plagosur në këmbë ka ecur rreth tri orë për të kërkuar ndihmë

Dje u raportua për një rast të rëndë që ndodhi në orët e para në Vërmicë, ky dy sirianë dyshohet se u qëlluan nga disa persona me armë.

Njëri prej tyre arriti të kërkojë ndihmë mjekësore, teksa tjetri u kërkua për orë të tëra, derisa në orët e pasdites u gjet pa shenja jete në mal.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se siriani, i cili u gjet i vdekur afër një pishine dyshohet se u vra me disa plumba. Afër trupit të pajetë, njësitë policore gjetën një armë të shkurtër, gjashtë gëzhoja, disa prej të cilave të kallashnikovit, si dhe një telefon.

Burimet e Sinjali bëjnë të ditur se 16-vjeçari ka deklaruar se janë sulmuar nga 4-5 persona dhe i njëjti është plagosur në këmbë më armë zjarri, teksa ka bërë të ditur se bashkë me të ishte siriani që u gjet sot i vdekur.

Sipas tij, ashtu i plagosur ka ecur rreth tri orë nga vendi se ku ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Si pasojë e lëndimeve të marra ai është dërguar në repartin e Ortopedisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku po vazhdon trajtimin e mëtutjeshëm mjekësor.

Ky sulm nuk është i pari në këtë zonë pasi që edhe më parë ka pas sulme të tilla ndaj refugjatëve sirian.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.