Mërgimtarët bllokojnë rrugën Francë-Gjermani, në shenjë proteste për barrikadat në veri

Një grup i mërgimtarëve kanë protestuar në rrugën Strasbourg –Kehl që lidhë Francën me Gjermaninë, për të kundërshtuar vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe bllokimin e lëvizjes së lirë.

Ata sipas njërit prej organizatorëve kanë bllokuar pikërisht rrugën që lidhë Francën me Gjermaninë për disa arsye.

“Franca është jashtëzakonisht indiferente sa i përket çështjes së barrikadave, vizave.. Prandaj kemi vendosur që këtë bllokadë ta bëjmë këtu”, ka thënë ky mërgimtar, përcjell teve1,info.

Kjo protestë siç ka thënë ky mërgimtar është bërë me leje të autoriteteve gjermane që për dy orë rruga të mbetët e bllokuar, për të cilën edhe i ka falënderuar./teve1

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.