Mërgimtarët presin 8 orë në kufirin Serbi-Kroaci, krijohen kolona të gjata

Shumica e bashkëatdhetarëve tanë, tashmë kanë nisur rrugën për t’u kthyer në vendet ku jetojnë dhe punojnë, pas pushimeve të bëra në Kosovë.
Në pamjet e ditës së sotme, shihen kolona të gjata në pikën kufitare që ndan shtetin e Serbisë me atë të Kroacisë.
Kalimini këtij kufiri po ua merr mërgimtarëve minimalisht tetë orë pritje, e në disa raste edhe më shumë.
Ata janë ankuar për këtë maltretim që po u bëhet.