Mesazhi i Drejtorit të DKRS-së, në Prizren

Të nderuar qytetar të Prizrenit,
Kemi kalur një vit me shumë punë e shumë angazhim ku edhe kemi arritur objektivat e DKRS-së, falë përkushtimit të punës ekipore që kemi krijuar, zhvilluar e rritur çdo ditë.
Po përmbyllim vitin 2023 suksesshëm me 99% realizim të buxhetit të DKRS-së 💪✅️
Andaj falenderoj zyrtarët e DKRS-së që treguan efikasitet në punën e tyre dhe secilin bashkëpuntorë direkt dhe indirekt me të cilët kemi punuar gjatë vitit 2023.
Me punë dhe përkushtim kemi rikthyer vemendjen e qytetareve, duke dëshmuar se Prizreni është vatër e kulturës dhe e sportit, qytet multietnik dhe multikulturor.
Gjatë vitit 2023 kemi realizuar me qindra aktivitete kulturore, rinore dhe sportive.
Gjatë vitit 2023 kemi relizuar mbi 25 projekte të rendesishme në permirsimin e infrastrukturës kulturore, rinore dhe sportive.
Për këtë arritje , një falenderim të veçantë dua t’a shpreh për mbeshtetjen e pakursyer të kryetarit të Komunes së Prizrenit z.Shaqir Totaj dhe stafit të tij!
Paçim një vit të mbarë në 2024!
Me respekt,
Adem MORINA
Drejtor i DKRS-së, në Prizren