Ministri i Mbrojtjes njofton për një lajm të mirë nga Gjermania

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar për një lajm të mirë që vjen nga Hamburgu i Gjermanisë, ku major Bajram Kela, ka përfunduar me sukses kursin për oficer të shtabit të përgjithshëm në Akademinë e lartë Ushtarake të Bundesëehr-it, transmeton Indeksonline.

Postimi i Mehajt:

Një lajm tjetër i mirë na vjen nga Hamburgu i Gjermanisë, ku major Bajram Kela, përfundon me sukses kursin për oficer të shtabit të përgjithshëm në Akademinë e Lartë Ushtarake të Bundesëehr-it.
Falënderojmë shtetin mik, Gjermaninë, për përkrahjen e vazhdueshme, kurse Major Kelës i urojmë suksese të mëtejme në karrierën ushtarake në shërbim të vendit.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.