Ministri i Shëndetësisë Vitia në takim me ambasadorin e Turqisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı, transmeton AA.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, Vitia dhe Angılı në këtë takim kanë ndarë idetë për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve mike.
“Angazhimi institucional, ngritja e cilësisë së shërbimeve dhe investimet infrastrukturore të cilat do të ndikojnë në lehtësimin e marrjes së shërbimeve nga qytetarët ishin disa nga temat e bashkëbisedimit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Në anën tjetër, Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, e ka falënderuar ministrin për gatishmërinë që bashkëpunimi t’i ndihmojë reformës në shëndetësi, duke pasur model një vend si Turqia.