Ministri thotë se pritet shtrëngimi i masave anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka deklaruar se ditëve të ardhshme do të shtrëngohen disa masa anti-COVID në vendin tonë.

“Patëm një takim konstruktiv, biseduam për të gjitha aspektet e menaxhimit të pandemisë. Vazhdojmë të konstatojmë se gjendja është stabile, ndoshta jemi në gjendjen më të mirë në Evropë, por edhe krahasuar me vendet tjera në botë.

Kjo nuk do të thotë assesi se duhet të çlirohemi e të lirojmë masat apo të mendojmë se COVID-i ka mbaruar. Kemi numër në rritje të rasteve, por është i vogël krahasuar me shtetet tjera në botë. Në ditët në vazhdim do të shtrëngohem disa masa më tepër”, u shpreh ai për KTV-në.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.