Moti pamundëson aterimin e aeroplanit nga Stambolli në Prishtinë, në të gjindet edhe zv Kryeministrja Emilja Rexhepi

Aeroplani i nisur sot nga Stambolli nuk ka arritur që të mbërrinte në Kosovë për shkak të motit me stuhi, aeroplani nuk kishte mundur të ateronte në Aeroportin e Prishtinës.

Sipas informatave aeroplani për Kosovë është nisur sot në ora 08:15, por që në fund kanë përfunduar duke fluturuar rreth 45 minuta mbi hapësirën e vendit tonë meqë aeroplani nuk arriti të aterojë në “Adem Jashari”, edhe pas dy tentimeve të bëra nga piloti.

Më pas është vendosur që aeroplani të kthehej në Stamboll dhe udhëtarëve u është thënë se do të jenë në fluturimin e radhës për Prishtinë, në ora 19:00, sipas informatave jo zyrtare nga udhëtaret në aeroplan është edhe Zv Kryeministrja e Kosovës Emilja Rexhepi e cila ka qenë në Turqi bashkë me ekipin e saj për një vizitë zyrtare.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.