Muja: Duhet të përgatitemi për më të keqen – duhet ta ruajmë vendin siç e garanton Kushtetuta

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Muja, ka shpërndarë panik të panevojshëm te qytetarët pas zhvillimeve të fundit në veri.

Ai ka thënë se duhet përgatitemi për më të keqen, teksa shtoi se vendin tonë duhet ta ruajmë ashtu siç e garanton Kushtetuta.

Këto deklarime ai i bëri në një paraqitje televizive në T7.

“Ne duhet të përgatitemi për më të keqen që nënkupton që duhet ta ruajmë vendin ashtu siç e garanton Kushtetuta, ta ruajmë demokracinë tonë”.

Ai përmendi disa elemente që mund të çojnë në eskalim të situatës.

“Janë në pushtet njerëzit që kanë kryer spastrim etnik. Ata marrin armë nga Rusia dhe Kina, ndërkaq zhvillimin nuk e përdorin për ta promovuar paqen, por për ta ushqyer autoritarizmin e tyre”, ka thënë Muja.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.