Mujë Hajdini, zjarrfikës 64-vjeçar nga Ferizaji, në prag të pensionimit, luftoi sot 5 orë me zjarrin duke rrezikuar edhe jetën e tij!

Një depo e hekurishteve në fshatin Bibaj të Ferizajt është përfshirë nga flakët sot rreth orës 13:40.
Ja çfarë shkruan faqja e zjarrfikësve të Ferizajt:
“Mujë Hajdini ,Heroi ditës së sotme🥇.
Zëvëndës Komandanti i Njesisë së Zjarrëfikëse në prag të pensionimit.
Mujë Hajdini në moshë të shtyer 64 (vjeçar) luftoi me zjarrin mbi pesë orë drejtëpërdrejt duke rrezikuar edhe vetë jetën e tij.
Ai me kolegët e tij heronjë të gjallë dhe me ndihmën e shumë qytetarëve Ferizajas ndaluan një katastrofë që mundë kishte humbje të jetërave dhe dëme shumë të mëdhaja ekonomike e ekologjike .
Apelojm te qytetarët të kenë kujdes të shtuar në këtë sezon veror, ngase mundësia e rrezikut është në pikën më të lartë.
Njesitet Zjarrëfikëse në nivel vendi dhe në Ferizaj janë jashtë çdo kriteri e standarti numerik dhe pajisjeve për shuarje të zjarrëve!”