Mungesa e ndriçimit nëpër autostrada – Durmishi i bindur se kjo do të përfundojë në fund të janarit

Mungesa e ndriçimit publik nëpër autostradat e Kosovës, vazhdon të shkaktojë telashe për shoferët që qarkullojnë ato pjesë, ndonëse që nga viti 2015 kjo çështje nuk ka qenë asnjëherë prioritet i asnjë Qeverie.

Kësisoj, nga Ministria e Infrastrukturës, kanë njoftuar për Ekonomia Online, se kontrata për këtë çështje është një procedurë të prokurimit.

Zëvendësministri i këtij dikasteri, Hysen Durmishi, ka thënë se një kontratë e tillë nuk ka pas që nga viti 2017, teksa shpreson që me nënshkrimin e një të tillë, ndriçimi të përfundojë në fund të janarit të vitit 2022.

“Kontrata e sinjalistikës dhe e ndriçimit është në procedurë të prokurimit, dje është bërë hapja e ofertave tani është vetëm procedura e vlerësimit të ofertave në mënyrë që të shpallen kompanitë fituese. Prej vitit 2017 një pjesë e madhe e territorit të Kosovës nuk ka qenë i mbuluar me kontrata për sinjalistikë dhe ndriçim dhe pra më shumë se katër vite nuk ka pas kontratë aktive”.

“Mandej këto probleme kanë shkuar vazhdimisht duke u rritur dhe ne menjëherë kemi filluar procedurën sepse lënda ka qenë në OSHP deri sa kanë përfunduar ato procedurat ligjore në mënyrë që me na u hap rruga për të lidhur kontrata të reja. Tani jemi ka fundi i procesit dhe besoj që gjatë janarit veç do ti kemi kontratat e nënshkruara”, ka thënë ai.

Ndërkaq hapësirat për reklamime nëpër autostrada, sipas Durmishit kjo çështje ka një masë të përkohshme nga gjykata.

“Çështja e hapësirave reklamuese është një problem tjetër, domethënë të cilin e kemi trashëguar një kontratë me një kompani e cila ka një masë të përkohshme prej gjykatës që ne nuk po mundemi të intervenojmë”.

“Tani ne e kemi ankimuar atë vendim të gjykatës jemi duke pritur përgjigje nga Gjykata në mënyrë që të mos e lejojmë këtë gjendje e cila është me reklama nëpër rrugë, nëpër auto-udhë po edhe në rrugë të tjera që i takojnë nivelit të ministrisë”, u shpreh ai.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.