Murati: Kushtetuesesja vendosi masë pezulluese për t’i mbrojtur komunat nga vetvetja, garda e vjetër fshihet pas këtij vendimi

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme lidhur me Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Rrjedhimisht, falja e 100 eurove të tatimit në pronë nuk mund të bëhet deri në nëntor 2023, atëherë kur të ka një vendim përfundimtar nga Kushtetuesja për këtë Ligj.

E ndaj kësaj mase të përkohshme ka reaguar ministri i Financave, Hekuran Murati i cili thotë se Kushtetuesja ka vendosur t’i mbrojë komunat nga vetvetja.

”Gjykata Kushtetuese paska marrë vendim për pezullimin e Nenit 5 të ligjit të ndryshuar për Tatimin në Pronë, nen ky i cili mundëson komunat të falin një pjesë të barrës tatimore për vitin 2023, deri në 100 euro.

Neni 5 e përcakton që vendimmarrja për falje u takon komunave.

Me fjalë tjera, Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë pezulluese për t’i mbrojtur komunat nga vetvetja.

Madje për t’i shkuar ironisë deri në fund, paska pezulluar edhe vendimet që disa prej komunave tashmë i kanë marrë për faljen e një pjese të barrës tatimore. Krejt kjo në emër të parandalimit të ndërhyrjes në kompetenca të komunave.

Masa e pezullimit është vendosur deri më 30 nëntor, mjaftueshëm sa për të qenë më vonë se afati i fundit për pagesën e këstit të dytë të tatimit në pronë, që është me 30 shtator.

Pra po del ajo që pata paralajmëruar për gardën e vjetër, se qëllimin e kanë që të fshihen prapa Gjykatës Kushtetuese, se gjoja ata “do ta kishin miratuar zbritjen e tatimit, por ja që ligji është bllokuar në Gjykatë Kushtetuese”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.