Reagon edhe Asosiacioni i Gazetarëve Profesionist (AGK) pas kërcnimit ndaj Rtv Besa

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pasi ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në komunën e Prizrenit, Lulzim Kabashi, ka “bastisur” zyrat e RTV Besa.

Sipas njoftimit nga mediumi lokal në Prizren, RTV Besa, Kabashi ka bastisur zyrat e mediumit, ndërsa ka kanosur dhe kërcënuar me jetë gazetarët për shkak të publikimit të një lajmi.

“Ish kryetari i AAK-së në Prizren Lulzim Kabashi ka “bastisur” dje pasdite zyret e RTV Besa ku duke u kanosur dhe kërcënuar mediumin lokal RTV Besa. Ai ka kërcënuar me jetë për shkak të një lajmi të publikuar nga mediumi për një ish kandidat të AAK-së në zgjedhjet e fundit lokale të arrestuar dje nën dyshimin për posedim të substancave narkotike. Rasti është paraqitur në Policinë e Prizrenit”, thuhet në reagimin e RTV Besa.

Lidhur me dhunën e ushtruar nga Kabashi, AGK-ja i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës ta trajtojë këtë rast me prioritet.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon kërcënimin dhe kanosjen ndaj kolegëve të mediumit lokal, RTV Besa, njëherësh i bën thirrje Policisë së Kosovës të trajtojë rastin me prioritet në mënyrë që kolegët të vazhdojnë të kryejnë profesionin e tyre pa u penguar”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Gazeta Blic/Insajderi

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.