Myftiu Tërnava nesër në Hagë, takon ish-krerët e UCK-së

Krerët e UÇK-së nesër do të kenë mysafirë të veçantë. Në Hagë tashmë ka arritur një delegacion i klerikëve fetarë nga Kosova, të cilët nesër do t’i vizitojnë krerët e UÇK-së në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

“Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërvana, tashmë gjindet në Hagë. Ai do të vizitoj krerët e UÇK-së”, ka thënë një burim i afërt me mbrojtjen e krerëve të UÇK-së.

Bashkë me Muftiun e Kosovës do të jetë edhe Dodë Gjergji nga Kisha Katolike si dhe Artur Krasniqi nga Kisha Protestante.

Kjo është hera e parë që një delegacion ndërfetar viziton krerët e UÇK-së, të cilët tash e dy vjet gati gjenden në paraburgim.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.