Mbreti i ri i Britanisë Charles III ka vizituar edhe Xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren në vitin 2016

Princi Charles i Uellsit që tani do të jetë Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar pas vdekjes së nënës së tij Mbretëreshës Elizabeth II ka vizituar Kosovën dy herë. Herën e parë në shtator 1999 dhe herën e dytë në mars 2016.
Çifti i familjes mbretërore britanike Princi Charles dhe Dukesha Camila në vizitën e tyre para 6 vjetëve janë pritur me ceremoni të lartë shtetërore. Princi Charles tani mbret dhe Dukesha takuan udhëheqësit në Kosovë.