Naser Pajazitajt i ulet dënimi, reagon vëllai i Donjetës: “Turpi ju mbuloftë, gjyqtarë t’pandershëm”

Vëllai i të ndjerës Donjeta Pajazitaj, Shkelqimi, reagoi pasi Apeli e ka caktuar dënimin me burgim prej 35-vjetësh për Naser Pajazitajn, i cili akuzohet për vrasjen e 24-vjeçares.

Më anë të një postimi në Facebook, ai shpreh zhgënjimin dhe frustrimin ndaj sektorit të drejtësisë në Kosovë.

“Turpi ju mbuloftë, gjyqtarë t’pandershëm e t’pamoralshëm. Kofsh e mallkume DrejtesiaEKosoves”, shkroi ai.

Para vendimit të fundit, Naser Pajazitaj ishte i dënuar me burgim të përjetshëm.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.