Ndahet nga jeta ish- pjesëtari i UÇK-së, Cen Aliçkaj

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më pas i Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Cen Aliçkaj, është ndarë nga jeta sot, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmi i hidhur është bërë i ditur përmes një postimi nga FSK, të cilët njoftojnë se Aliçkaj i cili ishte edhe zyrtar i lartë në Departamentin e Inteligjencës në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë ish ushtaraku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Cen Aliçkaj, njeherit Zyrtar i lartë në Departamenti e Inteligjencës në Shtabin e Përgjithshëm të FSK”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.