Ndahet nga jeta ish-ushtari i orëve të para të UÇK-së, Daut Rexha

Është ndarë nga jeta luftëtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Rexha, në moshën 60 vjeçare.

Kjo është bërë e ditur nga familjarët, teksa varrimi do të bëhet gjatë ditës së shtune në orën 16:00, transmeton Klankosova.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se baba jonë, bashkëshorti, familjari, dhe luftëtari i orëve të para të UÇK-së DAUT REXHA, sot ndërroj jetë, në moshën 60 vjeçare”, thuhet në njoftim.

“Varrimi bëhet nesër (e Shtunë) me datën 23.09.2023 në ora 16:00 me Ikendi në varrezat e Dragodanit. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.