Ndërron jetë 34-vjeçari pasi u godit nga vetura në Prishtinë

Mbrëmë ka ndodhur një aksident në trafik. Vetura ka goditur një këmbësor në Hajvali të Prishtinës.
Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë.
Viktima është 34-vjeçari Arben Sopjani.
Lajmi u bë i ditur nga faqja Hajvalia dhe familjarët e të ndjerit