Ndërron jetë pronari i Hotelit “Lake Side”Izer Pulaj, dyshohet se ra nga objekti i tij në Vërmicë



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm te hoteli ‘Lake Side’ në Vërmicë, ku i moshuari Izer Pulaj ka humbur jetën tragjikisht pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti.

Familja Pulaj ka njoftuar se sot do t’i jepet lamtumira e fundit më dashurit të tyre. Ata kanë dhënë detajet e ceremonisë së varrimit.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se viktima ka rënë nga një objekt që është në ndërtim e sipër.

“Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë kanë nisur hetimet për një rast që ka ndodhur në Vërmicë, ku një person dyshohet se ka rënë nga një objekt që është në ndërtim e sipër dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’”, tha Gashi.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.