Ndodhë edhe kjo/ Pesë autobusë ndalojnë për pushim në autostradë, policia i gjobitë të gjithë shoferët!

Njësia për kontroll të Autostradave gjatë patrullimit në Autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në afërsi të daljes në Suharekë kanë hasur në 5 autobus të ndaluar/parkuar në shiritin për ndalje emergjente.

Pasagjerët kishin dalë nga autobusët duke rrezikuar jetën e tyre.

Policia ka gjobitur të gjithë shoferët e autobusëve dhe të njëjtit janë urdhëruar që menjëherë të largohen nga ai lokacion./Indeksonline.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.