Në suspendimin e policit Amir Hoxha nuk ka gisht IPK-ja

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) është sqaruar rreth suspendimit të policit Amir Hoxha.

Nga IPK thonë se nuk janë duke e trajtuar këtë rast dhe nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendimin dhe se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës.

Ky sqarim i IPK-së erdhi pasi që siç thonë ata që nga mëngjesi i sotëm kanë marrë kërkesa të shumta lidhur me suspendimin e policit, i cili njoftoi se është suspenduar pasi që përmes një shkrimi në “Facebook” kritikoi shpenzimet e deputetëve për derivatet dhe që i njëjtit shprehi pakënaqësinë e tij për mospagesën e shujtave për policët.

“Inspektorati Policor i Kosovës sot që nga orët e hershme të mëngjesit ka pranuar kërkesa të shumta lidhur me suspendimin e një zyrtari policor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës. Duke ju referuar kërkesave të shumta ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës nuk është duke e trajtuar këtë rast dhe nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendim dhe se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës. Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së hetuesit e IPK-së hetojnë të gjitha veprat penale të kryera nga punonjësit e Policisë së Kosovës, pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj. Rekomandimi për suspendim nga IPK bëhet në rastet e hetimit të veprave penale dhe kur është në interes të procedurës hetimore – penale”, thuhet në njoftimin e IPK-së të publikuar në “Facebook”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.