Në zonën 50 km/h voziti 106 km/h, shoferi gjobitet me 500 euro dhe i merret leja për 1 vit

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 08:30 në rrugën ‘’Driton Islami’’ në Ferizaj ka ndaluar shoferin, i cili me veturën e tij shkaktoi kundërvajtje në komunikacion tejkalim i shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 106 km/h.

Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet A.H (M/K) i moshës 25 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit. Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Feriza apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.