Nesër ndryshon ora


Nesër kthehet ora diellore.Ndërrimi i akrepave ndodh në natën mes 29 dhe 30 Tetorit, ku do të kemi zhvendosjen prapa të orës me 60 minuta, pra ora 3:00 bëhet 2:00, duke fituar kështu një orë më shumë gjumë dhe një orë dritë më tepër në mëngjes, por do të errësohet më herët pasdite.

Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të muajit Mars 2023, kur do të ribëhet ndërrimi dhe rikthimi në orën ligjore.

Ndërkohë, që duke patur krizë energjetike për shkak të luftës në Ukrainë, mund të rinisin sërish diskutimet për adoptimin përfundimtar të orës ligjore, për të kursyer energji elektrike, por edhe për të reduktuar çlirimin e ndotjes nga dioksidi i karbonit në atmosferë.

Në 2019-n Parlamenti evropian nisi diskutimet për këtë arsye, mirëpo pati dyshime nga shumë vende duke mos arritur në dakordësi për aplikimin e një orë gjatë gjithë vitit.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.