Nesër në Bruksel, mbahet takim për çështjen e heqjes së regjimit të vizave për Kosovën

Grupi Punues i Këshillit Evropian të BE-së, mblidhet të mërkurën në Bruksel për të diskutuar çështjen e heqjes së regjimit të vizave për Kosovën.

Pas një muaji nga mbledhja e fundit, Grupi Punues për vizat i Këshillit Evropian rikthehet në një mbledhje dy-ditore që mbahet më 8 dhe 9 nëntor.

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ndodhet në pikën tre të rendit të ditës së Grupit Punues.Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë muajin e kaluar, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi kishte deklaruar se Kosova është udhëzuar që të përdorë kanalet e veta bilaterale për të diskutuar kërkesat e reja për çështjen e heqjes së vizave.

“Ashtu që të arrihet konsensus, për të shtyrë përpara procesin në mbledhjen e ardhshëm të grupit punues për viza, që mbahet më 9-10 nëntor të këtij viti”, kishte thënë Bislimi në një intervistë më 14 tetor.Ndërkaq, javën e kaluar, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde tha se shpreson që vendimi për heqjen e vizave për Kosovën të merret në “mbledhjen e radhës” të Grupit Punues.

“Unë them shpresoj që liberalizimi i vizave të ndodhë në vitin e ardhshëm, në fillim te vitit të ardhshëm sepse edhe nëse javën tjetër vendoset, liberalizimi do të zgjas prapë disa muaj”, tha Rohd.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.