Nga data 26 deri më 31 korrik, në Sheshin e Lidhjes në Prizren do të mbahet edicioni i XV-të i Panairit të Librit “Prizreni 2023”. Edhe në këtë edicion të panairit të librit do të marrin pjesë shtëpitë botuese nga Kosova dhe Shqipëria.

Në kuadër të edicionit të XV-të të panairit të librit do të mbahen edhe mbrëmjet letrare me autorë nga Kosova, Shqipëria dhe Turqia.

ORARI I PROGRAMIT LETRAR
Vendi: Keji përballë xhamisë së Sinan Pashës

E Mërkurë, 26 korrik 2023, ora 20:30
Qazim Thaqi, poet nga Prizreni
Alfred Cako, publicist nga Tirana
Arben Kondi, autor nga Tirana

E Enjte, 27 korrik 2023, ora 20:30
Shpresa Zurnaxhiu, poete nga Prizreni me banim në Turqi
Melis Bozkurt, shkrimtare nga Turqia

E Premte, 28 korrik 2023, ora 20:30
Prof.Dr. Nexhat Çoçaj, autor nga Prizreni
Prof.Dr. Emin Z. Emini, autor nga Prishtina

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.