Nga Vedat Muriqi te Fitim Krusha e Robert Gjeraj, të gjithë legjendat e klubit me mesazh për Lirinë në Superligë
![Nga Vedat Muriqi te Fitim Krusha e Robert Gjeraj, të gjithë legjendat e klubit me mesazh për Lirinë në Superligë](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2022/05/page-3.jpg)
Liria do ta luaj ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, ku të shtunën në Klinë do të përballet me Vushtrrinë.Do të jetë kjo sfida e parë e barazhit, para përballjes me ekipin e tetë të Superligës.
Për prizrenasit do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme pasi ka vite që nuk kanë qenë pjesë e elitës së futbollit kosovar.
Të gjithë në Prizren janë të entizuazmuar për këtë duel, derisa Liria ka publikuar një video mbështetëse nga futbollistët aktual dhe ish-futbollistët.
Emra si Robert Gjeraj, Fitim Krusha, Granit Begolli, Vedat Muriqi e të tjerë kanë dhënë mesazh mbështetës për Lirinë.