Vetura përplaset në shtyllën elektrike, dy të lënduar në Istog

Një grua dhe një fëmijë kanë pësuar lëndime trupore pasi vetura në të cilën ndodheshin është përplasur në një shtyllë elektrike.

Të lënduarit janë dërguar drejt emergjencës për tretman mjekësor ndërsa policia e trafikut është marrë me rastin, raporton IndeksOnline.

Ende nuk dihet se si ka ardhur deri të vetaksidenti, ndërkohë zyrtarët për hetimin e aksidenteve po e trajtojnë rastin.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.