Nis ardhja masive e mërgimtarëve në Kosovë, “bllokohet” kufiri Kroaci – Serbi

Me hapjen e sezonës verore, ka nisur ardhja edhe e mërgimtarëve në Kosovë.

Sipas fotografive nga kamerat në kufirin Serbi – Kroaci, në pikën kufitare të “Bajakovo-s”, shihet një numër i madh veturash që presin për të kaluar.

Kjo pikë kufitare përdoret nga mërgimtarët gjatë rrugës për në Kosovë.

Ndryshe, edhe këtë vit, Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët.

Mirëpo për dallim nga dy vitet paraprake, kur polica e subvencionuar merrej në pikën kufitare, këtë vit ka ndryshuar procedura.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.