Nis protesta e gastronomëve para Qeverisë

Ka nisur para Qeverisë së Kosovës, protesta e thirrur nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës dhe Odës së Hotelierisë e Turizmit.

Kjo protestë e cila mban moton “BOLL MA”, po realizohet për shkak se ata po pretendojnë se Qeveria e Kosovës po ia pamundëson veprimtarinë e tyre pa asnjë mbështetje, transmeton Indeksonline”

“Ju ftojmë t’i bashkoheni zërit të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës dhe Odës së Hotelierisë e Turizmit të Kosovës, duke qenë pjesë e protestës sonë të madhe, për t’i mbrojtur të drejtat tuaja dhe idealin tonë, për ta shpëtuar shëndetin tonë e mirëqenien tuaj. Të mërkurën më 15 dhjetor, në ora 13:00, të gjithë në sheshin “Skënderbeu”, para Qeverisë”, ka njoftuar Shoqata e Gastronomëve të Kosovës”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e e tyre.

Para Qeverisë shihen edhe disa pjesëtar të Policisë së Kosovës.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.