Pasagjerët rrahin taksistin në Prizren – ia grabisin telefonin dhe paratë

Një taksist në Prizren është sulmuar fizikisht mbrëmjen e së martës derisa po transportonte dy pasagjerë, të cilët ia kanë grabitur telefonin dhe 60 euro.

Në raportin e Policisë për 24 orët e fundit thuhet se më 14.12.2021 në Rrugën “Ekrem Rexha” në orën 22:00 viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa kishte qenë duke transportuar taksi dy të rinj.

“Të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht taksistin dhe ia kamë grabitur telefonin dhe rreth 60 euro para të gatshme”, thuhet në njoftim.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë. Rasti është duke u hetuar.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.