Një grua gjen armë në kotec të pulave, policia jep detaje

Një grua nga Skenderaji ka gjetur një pushkë gjysëmautomatike në kotec të pulave.

Policia e kanë konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, rasti hetohet në procedurë të rregullte.

“Lagja Spahija, Skenderaj 29.09.2023-13:00. Një femër kosovare ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së saj (në kotec të pulave), kishte vërejtur një pushkë gjysmë automatike të cilën policia e kanë konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, rasti hetohet në procedurë të rregullte”, thuhet në njoftim.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.