Nuk mund të qëndroj në një organizatë ku nuk respektohen bindjet fetare/Tjetër dorëheqje në Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje është “goditur” së fundmi nga dorëheqjet e njëpasnjëshme në nivelet lokale të saj.

Një dorëheqje e radhës ka ardhur nga Qendra e Lëvizjes në komunën e Lipjanit pas asambleistit Fadil Spahiut.

Shkelzen Bislimi, anëtar i Grupit Punues të kësaj partie në Lipjan, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë dhe nga çdo aktivitet brenda Lëvizjes.

Bislimi ka thënë se besimi në barazi dhe drejtësi e kanë shtyrë të bëhet pjesë e LVV-së, besim ky që si duket është zbehur.

Ai nuk hezitoi të quajë LVV-në organizatë islamofobe …
“Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku nuk respektohen bindjet fetare, një organizatë islamofobësh.

Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku distancohesh e fyhesh nëpër rrjetet sociale me profile false, duke pasur frikë të tregojnë fytyrën në publik, sepse të pabesët veprojnë në këtë mënyrë.

Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku padrejtësit veq rriten e nuk minimizohen.

I dashur aktivist, mendo drejt, i qetë, pa ndikime e pa emocione, bëja vetes një pyetje: A është Lëvizja Vetëvendosje ashtu siç e ke menduar ditën kur ke nënshkruar formularin e anëtarësimit?

A është Lëvizja Vetëvendosje brenda parimeve që dikur u kemi besuar?

I dashur aktivist, një ditë edhe ty do të bëhet padrejtësi, e do të bësh veprimin e njëjtë që unë sot jam duke e bërë. Largimin!” ka shkruajtur ai në rrjetin e tij social.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.