Prindërit pritet të mbajnë vet mësimin në shkolla për fëmijët e tyre

Këshilli i prindërve pritet që nga java e ardhshme të filloj me veprime, në të mirë të fillim vitit të ri shkollor.

Pas grevës së nisur nga ana e mësimdhënësve me 25 gusht, prindërit, pa dashur të pengojnë grevistët, duan të fillojnë mësimin.

E këtë, sipas Labinot Salihut, nga ky Këshill, do të bëhet duke i dërguar nxënësit në shkolla, dhe prindërit t’i organizojnë orët mësimore.

Të paktën, Salihu, në “Sytë 7” në Klan Kosova, tha se kjo është prej ideve kryesore, që pritet të konkretizohet pas mbledhjes së ardhshme të Këshillit të Prindërve të Kosovës.

Salihu në “Sytë 7”, tha se këtë veprim nuk duan ta bëjnë që të përplasen me dikë, por thjesht duan zbatimin e Kushtetutës e ligjeve, të cilat ua garantojnë të drejtën për mësim nxënësve.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.