Nuk u pajtua me Biden për dërgimin e armëve në Izrael, jep dorëheqje drejtori i Byrosë për çështje politiko-ushtarake në SHBA

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit në zyrën që mbikëqyr transferimin e armëve dha dorëheqjen këtë javë në shenjë proteste ndaj vendimit të administratës së Bidenit për të vazhduar dërgimin e armëve dhe municioneve në Izrael.
Në letrën e tij të dorëheqjes, Josh Paul , i cili për më shumë se 11 vjet shërbeu si drejtor në Byronë e Çështjeve Politiko-Ushtarake Departamentit të Shtetit, tha se “mbështetja e verbër e administratës Biden vetëm në një drejtim” po çon në vendime politike që janë shkatërruese, të padrejta dhe kontradiktore me vetë vlerat që ne mbështesim publikisht”.