Nura ia dhuron 1 mijë euro djaloshit të vogël,i cili pas vërshimeve përpiqej me lopate në dore të pastrojë rrëmujën e shkaktuar nga vërshimet

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë një reagim për djaloshin e vogël, i cili pas vërshimeve përpiqej me lopate në dore të pastrojë rrëmujën e shkaktuar nga vërshimet e mëdha.
Nura është shprehur se pas gjithë këtyre vërshimeve do të ringrihen përsëri.
Postimi i plotë:
E njihni Donartin? 🫶
Djaloshi hero me lopatë në dorë që po përpiqej pas vërshimeve të pastrojë rrëmujën e krijuar nga fatkeqësia natyrore, për t’u bërë inspirim i ynë dhe frymëzim i shembullit pozitiv se, pas gjithë asaj çfarë na ndodhi, ne bashkërisht do të RINGRIHEMI! 💪